“TRAJNER NË DYRRAH CITY FOOTBALL ACADEMY”
Kush jemi ne:
Dyrrah City Football Academy është një organizatë jo fitimpruese (NGO) e dedikuar zhvillimit dhe promovimit të futbollit tek të rinjtë. Objektivi ynë kryesor është themelimi dhe menaxhimi i një Shkolle Futbolli dhe Akademisë Elitare në qytetin e Durresit. Vizioni ynë nuk është vetëm të promovojmë talentet e reja, por të frymëzojme vlera përmes lojës së bukur.
Misioni:
- Të nxisim talentet: Tek Dyrrah City Football Academy, jemi të përkushtuar në zbulimin dhe edukimin e talenteve duke u dhënë trajnimin e duhur për të shkëlqyer në këtë sport.
- Përçojmë vlera përtej fushës: Ne besojmë se futbolli shkon përtej fushës. Misioni ynë përfshin përcimin e vlerave të tilla si, puna e skuadrës, disiplina, përkushtimi, dhe respektit, në gjeneratat e reja, për ti përgatitur për sukses jashtë dhe brenda fushës.
- Përparimin e Futbollit Shqiptar: Dyrrah City Football Academy ka një qasje të re në zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Me një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qeverinë Shqiptare, për të ndërtuar një infrastrukturë bashkëkohore dhe përgatitjen e eventeve të rëndesishme sportive për të ngritur nivelin e futbollistëve shqiptar në nivelin ndërkombëtar dhe përforcuar pozitën e Federatës Shqiptare të Futbollit në UEFA.
Vizioni:
- Ne duam të krijojmë një model ekselence e cila do të drejtojë të ardhmen e futbollit Shqiptar, duke i dhënë mundësinë fëmijëve të talentuar dhe fubollistëve të rinj, të rriten në një ambjent të shëndetshëm dhe i cili u jep mundësinë të bëhen lojtarë profesionistë të cilët mund të garojnë në nivele ndërkombëtare.
- Qëllimi ynë është të prodhojmë jo vetem sportistë të jashtëzakonshem, por dhe qytetar të përgjegjshëm të cilët do të konribuojnë pozitivisht në komunitet.
Pse duhet ti bashkohesh Dyrrah City Football Academy DCFA:
- Pasioni dhe dashuria për futbollin është shtysa jonë.
- Përkushtimi ynë për zhvillimin e të rinjve është maksimal, duke bërë të mundur që çdo lojtar të arrij potencialin e tij të plotë.
- Ne përçojmë vlera dhe standarde maksimale profesionale dhe etike në të gjitha aktivitetet tona.
Tek Dyrrah City Football Academy, ne nuk mësojmë vetëm futboll, ne ushqejmë ëndrra dhe formojmë të ardhme.
Përshkrimi i punës:
Trajneri në Dyrrah City Football Academy luan një rol të rëndësishëm në formimin e futbollistëve të rinj. Ky rol përfshin:
- Të kujdeset për të siguruar dhe garantuar mirëqenien e lojtarëve.
- Të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim për krye-trajnerin si dhe koordinim me ndihmës trajnerët në përgatitjen dhe organizimin e programit të futbollit në Dyrrah City Football Academy.
- Të ofrojë mbështetje të drejtëpërdrejtë si për lojtarët ashtu dhe për prindërit, para, gjatë dhe pas seancave stërvitore.
- Të mësojë dhe monitorojë trajnerët e tjerë për zhvillimin e stërvitjes së tyre.
- Të ndërmarrë detyra të tjera në mënyrë të arsyeshme brënda dhe jashtë fushës për të garantuar sigurimin e cilësisë së programit.
- Aftësi për të krijuar lidhje të forta me lojtarët, stafin dhe udhëheqësit e ekipit.
- Të menaxhojë & të vlerësojë progresin individual dhe të grupit të lojtarëve.
- Të zhvillojë dhe të implementojë programe të avancuara stërvitore që i përshtaten nevojave individuale të lojtarëve.
- Të sigurojë që standardet e disiplinës dhe të sjelljes të jenë të larta si brenda fushës ashtu dhe jashtë saj.
- Të ndihmojë në rekrutimin dhe përzgjedhjen e talenteve të rinj.
Kërkesat e profilit:
- Preferohet të ketë mbaruar Universitetin e Sporteve (Edukimi Fizik, Shkencat e Sportit).
- Kualifikimi minimal i kërkuar është UEFA-C.
- Të ketë përvojë pune në një mjedis sportiv (minimum dy vite)
- Të ketë përvojë pune me fëmijët me prejardhje dhe kultura të ndryshme.
- Preferohet të ketë luajtur në një nivel të caktuar futbolli.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
- Të zotërojë në nivel profesional gjuhën angleze (niveli B2).
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe aftësi vetë-organizuese.
- Aftësi komunikuese dhe aftësi për të ndërvepruar me ekipin.
- Të ketë aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe të organizimit.
- Njohuri të mira në përdorimin e teknologjive dhe software të lidhur me sportin (p.sh., analizë video, aplikacione stërvitore).
- Të ketë një qasje inovative dhe kreative në stërvitje dhe zhvillim të lojtarëve.
Si të aplikoni:
- Dërgoni një letër interesi, si dhe jetëshkrimin tuaj në gjuhën angleze në adresën [email protected] brënda datës 14.06.2024 ora 16:00
- Nëse keni paqartësi apo pyetje në lidhje me pozicionin e punës mund ti drejtoni ato në adresen e emailit [email protected]
- Vetëm personat e e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Dyrrah City Football Academy.
- Në bazë të legjslacionit në fuqi, Dyrrah City Football Academy do të kontrollojë informacionin e dhënë nga ju për të vërtetuar përmbushjen e kritereve për përzgjedhjen në këtë pozicion pune.
- Informacioni marrë nëpërmjet aplikimit mbrohen në bazë të legjislacionit në fuqi dhe Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave përsonale”.
Dyrrah City Football Academy është një punëdhënes i cili ofron mundësi të barabarta. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një ambjent gjithëpërfshirës pune ku të gjithë punonjësit pavarësisht prejardhjes, rraces, gjinise, besimit, orjentimit seksual etj., janë të respektuar dhe të vleresuar dhe për këtë arsye të inkurajuar për të aplikuar në çdo pozicion pranë Dyrrah City Football Academy.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.