Misioni
Shqipëria ka një histori të vështirë të zhvillimt të sportit e shënjuar nga dekada të tëra izolimi, lënie pas dore dhe mungesë besimi. Pavarësisht projekteve infrastrukturore të orientuara drej rindërtimit të stadiumeve, qëndrat stërvitore dhe akademitë vuajnë ende për terrene sportive të standardeve ndërkombëtare.
Investimi i deritanishëm në nivel klubesh është fokusuar në futbollin e të rriturve duke shpresuar se do të rrisë nivelin e përgjithshëm, por pa sukses. Kultura e edukimit sportiv në nivel akademie është ende e mbrujtur në fenomene të papërshtatshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe të të rinjve.
Ne besojmë se përmes këtij projekti, ne së bashku me partnerët tanë mund të ndryshojmë situatën aktuale duke sjellë risi për sa i përket infrastrukturës, metodologjisë dhe kulturës së përgjithshme sportive.
Ne do t’ju ofrojmë të rinjve mundësi të reja për një karrierë të suksesshme profesionale bazuar në meritokraci dhe qasje në tregun ndërkombëtar.