Fëmijë, prindër, tifozë dhe shumë njerëz të thjeshtë patën mundësinë të shikojnë nga afër 5 trofe prestigjioz si Champions League dhe Premier League të fituara nga Manchester City dhe të eskpozuara në kryeministri.
“Një arritje e madhe për ne të kemi kupat këtu. Ishte ëndrra e djalit pasi që 7 vjeç ndjek futbollin,”-tha babai i dy fëmijëve.
“Më shumë përshtypje më bëri trofeu i Champions League. E mora vesht nga mediat, nga rrjetet sociale. Derisa e mora vesh do vija patjetër sepse jam tifoz i Manchester Cityt. E mendoje ndonjëherë se do vinin trofetë e City në Shqipëri? Jo. Mendoja se do lëviznin në shtet e Europës por kurrë në Shqipëri,”-u shpreh një tifoz i Manchester Cityt.
“Ne zemër ke stemën e Realit, por sot paske ardhur për Manchester Cityn … Jo sot s’kam ardhur për Manchester Cityn, por për trofeun e Champions League. E kishe menduar se do ti shikoje këto trofe në Shqipëri? Jo nuk e kisha menduar ndonjëherë. Është diçka e bukur dhe e mirë për ne si tifoz të futbollit. Je xheloz që kanë ardhur trofetë e Cityt dhe jo të Realit? Po, vallaj shumë mirë do ishte të vinin edhe trofetë e Realit, por nuk mendoj se do mjaftonte ky ambient për të gjithë ato trofe, por që është diçka e bukur,”-deklaroi një tifoz i Realit.
... Lexo më shumë