Në prag të nisjes së sezonit të ri dhe të parë të ‘Dyrrah City Football Academy’, për tre ditë më rradhë në Durrës janë zhvilluar seanca stërvitore për fëmijët nga 7-18 vjeç, me qëllim seleksionimin e talenteve që do stërviten nga trajnerët e Manchester City-t.
“Trajnerët e Manchester City-t të cilët do bëjnë trajnimin e shkollës së futbollit tashmë janë vendosur dhe do qëndrojnë në Durrës për të gjithë sezonin 2024-2025,”-u shpreh Gjergj Ndoci, administrator i DCFA.
Shumë fëmijë patën mundësinë ti bashkohen kësaj akademie që mbeshtet nga qeveria shqiptare falas ose me reduktim çmimi vetëm që talentet të mbështeten dhe të ndihen të barbartë me bashkëmoshatarët e tyre. ... Lexo më shumë