- This event has passed.
Manchester Visit
February 13 - February 16
Ekipi U12 i Dyrrah City Football Academy udhëtoi drejt Manchesterit me një objektiv të qartë: ti çonte lojtarët tanë më të rinj pranë akademisë së Football School për të parë nga afër ambientet dhe filozofinë e këtij institucioni të njohur ndërkombëtarisht.
Gjatë kësaj aventure të jashtëzakonshme, ata patën mundësinë të vizitonin stadiumin e Manchester City, Muzeun e Futbollit dhe të përjetonin nga afër atmosferën e një ndeshjeje të Premier League.
Për ta bërë këtë udhëtim edhe më të veçantë, ekipi ynë U13 zhvilloi një ndeshje emocionuese kundër bashkëmoshatarëve të tyre të Manchester City, duke treguar energjinë dhe talentin e tyre në fushë.
Vizita në Muzeun e Futbollit në Manchester ishte një moment i paharrueshëm për lojtarët tanë, ku ata mësuan më shumë rreth historisë së këtij sporti dhe panë nga afër objekte të rralla të futbollit ndërkombëtar. Kulmi i eksperiencës së tyre erdhi me ndjekjen e ndeshjes Manchester City vs Newcastle, një spektakël i jashtëzakonshëm që i lejoi ata të përjetonin emocionet e një sfide në nivelet më të larta.
Ky udhëtim nuk ishte thjesht një eksperiencë sportive, por një mundësi për lojtarët tanë që të frymëzohen, të mësojnë dhe të ndërtojnë kujtime të paharrueshme që do t’i motivojnë në rrugëtimin e tyre futbollistik.