Citizens në fushë, Dyrrah City në stërvitje me trajnerët elitarë

July 23, 2024

Shtëpia e Futbollit në kryeqytet hapi dyert në fundin e këtij qershori për disa nga talentet më të mira të sferës, për një rast të veçantë. Seancat e shumëpritura me trajnerët e skuadrës prestigjioze të Manchester City ishin kryefjala e topit nga 25 deri 27 Qershori në tapetin e blertë të FSHF. Eksperienca unike e organizuar nga Dyrrah City Football Academy në bashkëpunim me trajnerët e Citizens solli jo vetëm dije dhe pasion, por tregoi se dhe nisma shqiptare mund të jenë në një rang të tillë, nëse nuk mungon përkushtimi.

Lojtarët dhe trajnerët shqiptarë patën mundësinë të mësojnë nga më të mirët në këtë fushë, duke u zhytur në teknikat e avancuara dhe strategjitë e suksesit në futboll. Ky program elitar i Shkollës së Futbollit të Manchester City ka qenë një gur themeli për 301 lojtarët pjesëmarrës dhe 11 trajnerët shqiptarë. Me një barrë të madhe mbi supe, por dhe vetëdijen se po ecin në një terren thuajse të pashkelur, ekspertët e Manchester City ndanë me pjesëmarrësit, jo vetëm teknikat dhe strategjitë, por edhe filozofinë e tyre mbi rëndësinë e përkushtimit dhe bashkëpunimit në futboll.

Gjatë seancave stërvitore, pjesëmarrësit mësuan sesi fokusimi dhe pasioni mund të jenë çelësat e suksesit, ndërsa talenti i tyre u zhvillua dhe u përmirësua përmes ushtrimeve dhe këshillave të marra. Dyrrah City Football Academy, duke bashkëpunuar me një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në botë, siguroi që kjo eksperiencë të ishte e veçantë dhe motivuese për të gjithë pjesëmarrësit. Shkolla e Futbollit Manchester City nuk është thjesht një program trajnimi, por një udhëtim drejt zhvillimit personal dhe profesional për lojtarët e rinj. Në këtë ambient plot energji dhe entuziazëm, lojtarët dhe trajnerët shqiptarë ndjenë fuqinë e bashkëpunimit dhe të përkushtimit. Ky event dëshmoi se çfarë mund të arrihet kur talenti kombinohet me trajnimin e duhur dhe pasionin për sportin.

Çfarë të tjera na presin! Për Dyrrah City Football Academy, ky ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi drejt rritjes dhe zhvillimit të talenteve të reja në futboll. Në fund të ditës, pyetja mbetet: Cili mund të bëhesh? Me fokus, pasion dhe trajnim nga më të mirët, përgjigjja mund të jetë; çdo gjë që dëshiron. Dyrrah City Football Academy dhe Shkolla e Futbollit Manchester City kanë treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet…

Dyrrah City Football Fest: Festa e Pasionit…
Seancat Stërvitore | 20-21 Gusht

News / Lajme