Në startin e sezonit turistik dhe me entuziazmin e një vere elektrizuese, në një qytet bregdetar dhe në një “location” që gjithmonë e më tepër po merr trajtën e pikëtakimit për turistët… Qyteti i Durrësit ishte këtë qershor, arena e festës së futbollit që mblodhi dhjetëra talente futbolli në një festival pasioni e përkushtimi, që përfshiu të madh e të vogël.
Për 4 ditë me radhë në “Vala Park”, rreth 300 fëmijë e kthyen fushën në një “La Masia” të vogël, një fermë që prodhoi e farkëtoi talente shqiptare e që tërhoqi vëmendjen e familjarëve, spektatorëve të thjeshtë e turistëve për ata që nesër do të jenë “Broja”, “Strakosha” i radhës në kuadratin e kombëtares apo “Asani” i zbuluar nga Dyrrah City Football Fest. Këtu u mblodhën së bashku fëmijë të ndryshëm nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilët ndanë dashurinë e tyre për lojën më të bukur në botë – futbollin. Ishte një eksperiencë plot emocion dhe gëzim, ku çdo gol dhe çdo pasim, çdo sprint në fushën e gjelbër apo triumf për golin, krijoi momente të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Numrat…ata janë të rëndësishëm. 45 ndeshje të improvizuara në formatin 3X3, ndërsa u shpërndanë dhe 5 trofe për të gjitha grupmoshat. 10 medalje për ekipet e vajzave dhe 10 ftesa për të nqenë pjesë e eksperiencës unike në stërvitjet me trajnerët e Manchester City.
Shkëndijat në sytë e fëmijëve dhe prindërve, ishin kartolina më e bukur e këtij organizimi mbresëlënës. Pasioni për futbollin jo vetëm që i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike, por gjithashtu krijon një ndjenjë të fortë të bashkëpunimit dhe miqësisë. Duke ndarë pasionin për lojën e futbollit, fëmijët krijojnë lidhje të forta dhe kujtime të paharrueshme. Kjo akademi është një vend ku talenti dhe përkushtimi bashkohen për të krijuar yjet e së nesërmes. Por Dyrrah City Football Fest ishte vetëm fillimi…
Bashkëpunimi i frytshëm me Manchester City dhe hapat e vegjël port të sigurt të akademisë, po ravijëzojnë të tjera nisma në fundin e kësaj vere. Stay tuned…