Press: Dyrrah City impresses without even touching the field, dozens of applications

2024 | Tirana News 

Trajnerë të huaj, talente nga e gjithë diaspora dhe n jë project ambicioz i Ministrisë së Arsimit e Sportit, po ravijëzon edhe më shumë nismën e qeverisë dhe klubit mitik Manchester City.Fillimi i aplikimeve në Dyrrah City Football Academy ka zgjeruar hartën e atyre që duan të jenë pjesë e agjencisë së inspiruar nga Citizens në Britaninë e Madhe. Me një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar, të apasionuar për futbollin, procesi i seleksionimit për regjistrimin e futbollistëve të rinj po ecën me ritme optimal. Administratori Gjergj Ndoci në takimin e fundit me drejtuesit e Manchester City në “Etihad Stadium”, avancoi planet e DCFC, projekti unik i qeverisë shqiptare për të nxjerrë talented tona në vitrinën kontinentale.Në një muaj të nxehtë që do kulmojë me kombëtaren në finalet e Euro 2024 në përballje epike ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, po shtohet portofoli edhe te Dyrrah City, me trajnerë nga Spanja, Italia e Suedia, për të qenë pjesë e Akademisë që starton në Shtator. Si për ironi të fatit, shumica e aplikantëve për në stol, janë të huaj. … Lexo më shumë

You may be interested in