Press: The first season of “Dyrrah City Football Academy” starts, scholarships for children! City Director: Project that gives opportunities to everyone

2024 | Shqiptarja 

Dyrrah City Football Academy ka ngritur siparin. Akademia shqiptare e futbollit, në bashkpunim me klubin shumë prestigjioz të Manchester Cityt, kanë nisur sezonin e ri, pas rregjistrimeve të kryera në periudha të ndryshme gjatë verës. Me bazë në Durrës, konkretisht në sektorin ‘Rinia’, shumë fëmijë nga mosha 7-18 vjeç, do ketë mundësinë të stërviten nga trajnerë të ardhur enkas nga klubi anglez, të cilët do qëndrojnë në Shqipëri për të evidentuar talentet e futbollit tonë. Më të mirët do dërgohen në Angli për të provuar shansin e jetës.

“Është kënaqësi e madhe të jesh këtu sot për të inauguruar akademinë e Manchester Cityt në Durrës. Për ata që e kanë një ambicie për të qënë lojtar profesionist ne do të japim mundësi që të zhvillohen, të rriten, t’i sfidojmë e të shohim deri ku do shkojnë. Ky nuk është një projekt vetëm për ata që e kanë pasion, por një shkollë jete për të gjithë,”-u shpreh Jorgina Busquets, drejtoresha e edukimit për futbollin te M.City.

Akademia e Futbollit ‘Dyrrah City’, që mbështet nga qeveria shqiptare, ka shpërndarë bursa për shumë fëmijë të cilët më herët e kishin të pamundur të ushtronin pasionin e tyre, ndërsa do stërviten sipas metodave më innovative të futbollit. … Lexo më shumë

You may be interested in