Press: Manchester City opens the academy / Durrës, the “Dyrrah” project comes to life, over 100 children are registered

2024 | ABC News 

E cilësuan ditë historike.

Natyrisht, është e veçantë kur në Shqipëri zbarkon Mançester Siti, sidomos me një projekt që në Europë e quajnë “rrënjët”, pra krijimi I futbollistëve për të ardhmen.

Një bashkëpunim me kampionen e Anglisë nisi zyrtarisht rrugën e tij, me emrin Akademia “Dyrrah Siti”.

Në përurim ishte kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, drejtues të drejtorisë së sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe njerëzit e Mançester Sitit.

Zhorgina Buskets, drejtoreshë e menaxhimit të futbollit në “Siti Grup” foli e para prej palës angleze.

“Është një kënaqësi tepër e madhe të jem këtu në këtë ditë të veçantë, kur ne po përurojmë Shkollën e futbollit të Mancester Sitit në Durrës. Ekipi ynë ka punuar këtu për më shumë se një vit. E gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa zyrën e kryeministrit, pa Ministrinë e Sporteve, bashkinë dhe çdo pjesëmarrës tjetër në projekt. Natyrisht, kemi ende shumë për të bërë në ditët në vazhdim, sepse ne jemi në fillimet tona. Ne kemi trajnerët, dhe do të kemi edhe nga Mancesteri, ju do t’i takoni ata. Ne kemi gjënë më të rëndësishme, fëmijët, kemi prindërit e tyre, kemi edhe infrastrukturën. Pra ne mund të nisim nga puna. Nuk dija shumë për Shqipërinë, por më duhet të them se jam e mahnitur nga vizioni dhe përkushtimi i gjithë ekipit”. … Lexo më shumë

Klan News - Dyrrah City comes to life in Durrës, training with Manchester City coaches

You may be interested in