Klubi i lojtarit të “Topit të Artë” do të ekspozojë edhe një herë trofetë e fituar në Shqipëri. Mançester Siti ka bërë me dije se brenda pak javësh do të sjellë edhe një herë trofetë e fituar në vendin tonë.
Dyrrah City Academy më datë 2 nëntor do të japë një mundësi të shkëlqyer për komunitetin e Durrësit dhe për zhvillimin e të rinjve në sport. Një turneu që përfshin shkollat e qytetit, jo vetëm që nxit frymën e garës dhe bashkëpunimit midis nxënësve, por gjithashtu promovon vlera si përkushtimi, disiplina dhe puna në ekip.
Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij eventi është prezantimi i kupave nga Manchester City Football School, një institucion ndërkombëtar që sjell me vete përvojën dhe prestigjin e futbollit në nivelet më të larta. Lexo më shumë …