Në një kohë kur diskutimet për Topin e Artë kanë arritur maksimumin, nëse Rodri duhej ta fitonte apo jo, titullin në Paris, për tifozët shqiptarë vjen një mundësi e artë, që të prekin nga afër, trofetë që ka fituar pikërisht spanjolli.
Këtë vjeshtë, kupat që ai ka fituar me Manchester City, do të ekspozohen në Shqipëri. “Dyrrah City Academy” më datë 2 nëntor do të japë një mundësi të shkëlqyer për komunitetin e Durrësit dhe për zhvillimin e të rinjve në sport.
Një turne që përfshin shkollat e qytetit, jo vetëm që nxit frymën e garës dhe bashkëpunimit midis nxënësve, por gjithashtu promovon vlera si përkushtimi, disiplina dhe puna në ekip.
Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij eventi është prezantimi i kupave nga “Manchester City Football School”, një institucion ndërkombëtar që sjell me vete përvojën dhe prestigjin e futbollit në nivelet më të larta. Lexo më shumë …