Me një projekt ambicioz të mbështetur nga Qeveria shqiptare dhe me synime të qarta për të marrë më të mirën nga kampionati më i fortë i planetit, Akademia e Futbollit Dyrrah City zhvilloi të tjera seleksionime për më të mirët në vendin tonë.
Në plot 3 ditë seanca impenjuese, por me një sens të qartë për të zgjuar krijueshmerinë dhe teknikën në fushë, trajnerët e njohur kaluan “në sitë” shumë të rinj premtues nga mosha 7 deri në ekipet e të rinjve. Shumë prej tyre kishin mundësinë të përfitonin regjistrim pa pagesë ose me ulje në DCFA, dhe në Shkollën e futbollit. Por jo vetëm…
Akademia e Futbollit të Dyrrah City do të fillojë aktivitetin në datën 2 shtator dhe pjesë e saj janë bërë tashmë dhe trajnerët nga Manchester City për zhvillimin e shkollës së futbollit në Dyrrah City Football Academy. Teknikët e huaj të “Citizens” do të zhvendosen dhe do të banojnë në qytetin e Durrësit. … Lexo më shumë