FootbALL Week 10-15 nëntor
FootbALL Week është më shumë se një turne sportiv, është një javë bashkimi dhe solidariteti.
Një nismë që bashkon sportin, edukimin dhe humanizmin
Dyrrah City Football Academy sjell për herë të parë në Shqipëri FootbALL Week, një javë unike e dedikuar sportit dhe solidaritetit shoqëror.
Nga data 10 deri më 15 nëntor 2025, fusha e Dyrrah City do të mirëpresë ekipe nga ambasada, institucione, universitete dhe kompani në një sërë aktivitetesh që synojnë të mbledhin fonde për fëmijët pa mundësi ekonomike për ti dhënë mundësinë të zhvillojnë talentin e tyre duke u bërë pjesë e akademisë së vetme në Shqipëri që implementon metodologjinë e çertifikuar të Manchester City Football School.
Kjo nismë është dëshmi se futbolli mund të jetë shumë më tepër se një lojë, një mjet për edukim, bashkim dhe ndryshim pozitiv në komunitet.
Kauza jonë: futboll për të gjithë
Fondi i mbledhur gjatë javës së footbALL week do tu shërbejë fëmijëve që nuk kanë mundësi të investojnë në talentin e tyre.
Do të mbështesim fëmijët e Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, dhe çdo fëmijë tjetër që meriton një shans, duke iu hapur derën për tu bërë pjesë e Dyrrah City Football Academy.
Ky nuk është thjesht një event sportiv, është një akt konkret solidariteti, që kthen pasionin për futbollin në mundësi reale për fëmijët që nuk i kanë.
Çdo fëmijë përfiton një paketë vjetore me vlerë €4,000 që përfshin regjistrimin, trajnimin, uniformën, transportin dhe pjesëmarrjen në turne ndërkombëtare.
Përmes kësaj nisme, sporti kthehet në një urë që lidh botën e edukimit me atë të solidaritetit, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të ëndërrojnë dhe të zhvillohen përmes futbollit.
Një javë plot aktivitete dhe bashkëpunim ndërkombëtar
- Turne Miqësore: ekipe nga universitete, ambasada, kompani dhe institucione do të garojnë për titullin e madh të FootbALL Week.
- Finalja e Madhe: do të zhvillohet më 14 nëntor 2025, me trofe, medalje dhe çmimin Fair Play.
- Seanca Stërvitore për Fëmijët: me trajnerë ndërkombëtarë nga Manchester City Football School, për fëmijët dhe stafin pjesëmarrës.
- Evente sociale dhe networking: që sjellin bashkë diplomacinë, biznesin dhe sportin për një kauzë të përbashkët.
Pse të bëhesh pjesë e FootbALL Week
- Mbështet drejtpërdrejt fëmijët në nevojë përmes sportit dhe edukimit.
- Promovon imazhin e Shqipërisë si vend që organizon evente me standarde ndërkombëtare.
- Krijon mundësi bashkëpunimi mes institucioneve, ambasadave dhe biznesit.
- Rrit vizibilitetin dhe reputacionin përmes mbulimit mediatik dhe pranisë në platforma digjitale.
Kontakti dhe pjesëmarrja
Për t’u bërë pjesë e kësaj jave unike sporti dhe solidariteti, kontaktoni:
Email: [email protected]
Telefon: +355 69 306 8310