Frequently Asked Questions

Cilat grupmosha janë të përfshira në aplikimet për akademi?

Aplikimet janë të hapura për grupmoshat U9 deri në U17 (mosha 7-16 vjeç).

Çfarë ofron Akademia si pjesë të programit të saj?

Akademia do të ofrojë si pjesë të programit të saj edhe programin e Shkollës së Futbollit të Manchester City.

Sa seanca në javë do të kenë lojtarët e akademisë me trajnerët e Manchester City dhe kush do t'i trajnojë në ditët e tjera?

Të gjithë lojtarët e akademisë do të kenë mundësinë të trajnohen nga vetë trajnerët e Manchester City dy seanca çdo javë nën programin e Shkollës së Futbollit të Manchester City, ndërsa ditët e tjera do stërviten nga trajnerë shqiptar të trajnuar dhe nën konsulencën e City Football Group.

Cili është numri i seancave stërvitore dhe ndeshjeve për çdo grupmoshë?

Numri i seancave: 

• U9: 2 seanca stërvitore me Shkollën e Futbollit dhe një ndeshje në javë.

• U11: 2 seanca me Shkollën e Futbollit, 1 seancë me Akademinë dhe një ndeshje.

• U13: 2 seanca me Shkollën e Futbollit, 2 seanca me Akademinë dhe një ndeshje.

• U15: 2 seanca me Shkollën e Futbollit, 3 seanca me Akademinë dhe një ndeshje.

• U17: 2 seanca me Shkollën e Futbollit, 3 seanca me Akademinë dhe një ndeshje.

Çfarë uniforme do të përdorin lojtarët gjatë seancave stërvitore dhe gjatë ndeshjeve?

Lojtarët do të stërviten me uniformën e Manchester City gjatë seancave të Shkollës së Futbollit dhe me uniformen e Dyrrah City Football Academy përgjatë seancave të tjera stërvitore. Gjatë ndeshjeve të kampionatin lojtarët do të veshin fanellat me logon e Dyrrah City Football Academy.

Sa organizata sportive në botë ofrojnë këtë program?

Jemi 1 nga 8 organizatat sportive në botë që ofron këtë program.

Ku do të ndërtohet kampusi sportiv i akademisë dhe a do të ofrohet transporti?

Kampusi sportiv i akademisë do të ndërtohet në Durrës, zona e Spitallës dhe transporti do të sigurohet nga akademia kundrejt pagesës.

Kush do të trajnojë trajnerët shqiptar të akademisë?

Trajnerët shqiptar që do të jenë pjesë e Akademisë do të trajnohen nga City Football Group.

Kur do të jenë të disponueshme njësitë e akomodimit për lojtarët?

Njësitë e akomodimit për lojtarët në kampusin sportiv do të jenë e disponueshme vetëm pasi të mbarojë plotësisht ndërtimi i tij.

Kur do të ofrohen informacionet për tarifat, transportin dhe detajet e tjera, dhe a ka mundësi për ulje tarifash ose bursa?

Informacioni rreth tarifave, transportit dhe detajeve të tjera do të jepen pas plotësimit të formularit. Lojtarët e talentuar mund të përfitojnë ulje tarifash ose bursa në bazë të vlerësimit që do jepet nën këshillimin me trajnerët e Manchester City.

Kur fillojnë seancat stërvitore për sezonin 2024-2025 dhe si mund të informohen lojtarët për procesin e përzgjedhjes?

Seancat stërvitore fillojnë në shtator për sezonin 2024-2025, me seanca paraprake për përzgjedhjen e lojtarëve. Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në faza të ndryshme, për t’u informuar të parët skanin QR Code ose vizitoni.