Njoftim Zyrtar: “Futboll Club Dinamo City”: Fituesi i konkursit për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit në Durrës

April 25, 2024

Me kënaqësi ju bëjmë me dije se Fondacioni “Dyrrah City Football Academy” ka përzgjedhur “Footboll Club Dinamo City” sh.a. si fituesin e procedurës konkurruese për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit në Durrës. Pas një ftese për propozime që u publikua më datë 2 shkurt 2024, Klubi “Dinamo City” ishte kandidati i vetëm që ju përgjigj thirrjes së bërë nga Fondacioni “Dyrrah City Football Academy”. Pas një vlerësimi të kujdesshëm, ky propozim u cilësua si i favorshëm, duke përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet e kualifikimit të Ftesës për Propozim.

Kontrata e lidhur ndërmjet Fondacionit “Dyrrah City Football Academy” dhe “Football Club Dinamo City sh.a.” parashikon që klubi do të rimbursohet nga të ardhurat e përfituara nga transferimi dhe huazimi i lojtarëve të Akademisë së Fondacionit, kompensimet për trajnim dhe solidaritet, në përputhje me rregulloren e FSHF dhe FIFA, si dhe të drejtat e përdorimit të infrastrukturës dhe ambienteve të Kompleksit të Akademisë Durrës, në përputhje me Marrëveshjen e Posaçme, në këmbim të financimit të projektit dhe ndërtimit të infrastrukturës me kapacitetet e Klubit. Ne jemi të lumtur që kemi gjetur një partner të përshtatshëm për këtë projekt dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të sjellë sukses për të gjithë palët përfshirë.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në adresën tonë të emailit të disponueshëm në faqen tonë zyrtare.

Dyrrah City Football Academy

Manchester City “Treble Trophy Tour” Vjen në Tiranë - Një event i paharrueshëm për futbollin shqiptar
Aplikimet janë hapur! Dyrrah City Football Academy - Apliko tani për t’u bërë pjesë e Shkollës së Futbollit të Manchester City-t.

News / Lajme