Manchester City “Treble Trophy Tour” Vjen në Tiranë – Një event i paharrueshëm për futbollin shqiptar

April 16, 2024

Përshëndetje miq të futbollit!

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se të gjitha trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 do të jenë në qytetin tonë të dashur, Tiranë! Në bashkëpunim me kampionët e Manchester City, ne në Dyrrah City Football Academy kemi marrë përsipër organizimin e një eventi të veçantë për të gjithë futbolldashësit, Manchester City “Treble Trophy Tour”. Ky është një rast unik për të parë trofetë e të fituara nga një nga klubet më të njohura në botë.

Ju mirëpresim të gjithë në hapjen e eventit, që do të zhvillohet më 17 Prill 2024, në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, kati i 1 i Kryeministrisë, nga ora 13:00 deri në orë 19:00. Hyrja është e lirë për të gjithë, kështu që mos harroni të na bashkoheni për një ditë të paharrueshme!

Për më shumë informacione dhe për të ndjekur të gjitha zhvillimet, na ndiqni në rrjetet sociale dhe vizitoni faqen tonë zyrtare në internet.

Faleminderit dhe ju mirëpresim!

Trajnim për Trajnerët e Akademive të Futbollit të Tiranës dhe Durrësit.
Njoftim Zyrtar: “Futboll Club Dinamo City”: Fituesi i konkursit për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit në Durrës

News / Lajme