Politika e sigurisË sË DYrrah city football academy

Në Dyrrah City Football Academy, duke ndjekur standardet e Manchester City, mbrojtja dhe mirëqenia e fëmijëve është prioriteti ynë kryesor. Ne krijojmë një ambient të sigurt dhe pozitiv, ku çdo fëmijë mbrohet përmes politikave të qarta, trajnimeve të stafit dhe monitorimit të vazhdueshëm. Politika jonë “Të Sigurt në Dyrrah City” siguron që praktikat më të mira të mbrojtjes të jenë të integruara në çdo aktivitet të Akademisë.

Politika e “Safeguarding”

Safeguarding (Politika e mbrojtjes së fëmijëve) ka tre objektiva kryesore:

- Të sigurojë që të gjithë lojtarët janë të sigurtë dhe të mbrojtur nga dëmtimi, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Kjo përfshin zbatimin e udhëzimeve dhe procedurave të rrepta për të parandaluar abuzimin, ngacmimin dhe çdo formë tjetër keqtrajtimi.

- Të mbrojë përmes ndjekjes së procedurave, duke siguruar që i gjithë stafi të jetë i trajnuar dhe i përgatitur për t'iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme dhe të ndjeshme shqetësimeve për mbrojtjen e fëmijëve.

- Të ofrojë mbështetje për fëmijët dhe të rriturit vulnerabel (të pambrojtur, ose të ekspozuar ndaj rrezikut).

Shqetësimet që lidhen me mirëqenien e fëmijëve duhet të raportohen menjëherë, pavarësisht nga rëndësia e perceptuar. Këto përfshijnë, por nuk kufizohen në:

- Abuzim fizik ose emocional;

- Neglizhencë ose dështim për të ofruar kujdes të mjaftueshëm;

- Abuzim seksual ose ngacmim;

- Ngacmim ose bullizëm;

- Sjellje që përfshin manipulim (grooming);

- Siguria dhe mirëqenia

Për personat që dëshirojnë të referojnë apo të raportojnë shqetësime në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve, lutemi të përdorni një nga mënyrat e mëposhtme:

a) Plotësimi i formularit online, i cili gjendet në seksionin “Raportime” në faqen tonë zyrtare: www.dcfa.al (linku)
b) Dërgimi i raportimit në adresat zyrtare të emailit: [email protected] & [email protected]

Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe seriozitetin e duhur.

Politika e “Health & Safety”

Qëllimi i kësaj politike është të sigurojë një mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm për të gjithë individët e përfshirë në veprimtarinë e Dyrrah City Football Academy, duke përfshirë lojtarët, stafin dhe vizitorët. Politika përfshin gjithashtu:

- Vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve;

- Zbatimin e standardeve të shëndetit dhe sigurisë;

- Protokollet e emergjencës;

- Trajtimin dhe raportimin e incidenteve apo aksidenteve.

Politika e shëndetit dhe sigurisë mbulon të gjitha aktivitetet që zhvillohen nën juridiksionin e Akademisë, duke përfshirë:

- Sesionet stërvitore dhe ndeshjet;

- Përdorimin e objekteve të përhershme ose të përkohshme;

- Udhëtimet, kampionatet dhe turnetë;

- Çdo aktivitet tjetër të organizuar apo të mbikëqyrur nga Akademia.

Për personat që dëshirojnë të referojnë apo të raportojnë shqetësime në lidhje me shëndetin & sigurinë e fëmijëve, lutemi të përdorni një nga mënyrat e mëposhtme:

a) Plotësimi i formularit online, i cili gjendet në seksionin “Raportime” në faqen tonë zyrtare: www.dcfa.al (linku)
b) Dërgimi i raportimit në adresat zyrtare të emailit: [email protected]  & [email protected]

Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe seriozitetin e duhur.

Për të raportuar çdo shqetësim apo shkelje të sigurisë,
mund të kontaktoni Officerin e Safeguarding:
+355 69 208 9510