Press: Dhjetëra aplikime te Dyrrah City

2024 | A2 News 

Fillimi i aplikimeve në Dyrrah City Football Academy ka zgjeruar hartën e atyre që duan të jenë pjesë e agjencisë së inspiruar nga Citizens në Britaninë e Madhe. Me një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar, të apasionuar për futbollin, procesi i seleksionimit për regjistrimin e futbollistëve të rinj po ecën me ritme optimale.

Administratori Gjergj Ndoci në takimin e fundit me drejtuesit e Manchester City në “Etihad Stadium”, avancoi planet e DCFC. Në një muaj të nxehtë që do kulmojë me kombëtaren në finalet e Euro 2024 në përballje epike ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, po shtohet portofoli edhe te Dyrrah City, me trajnerë nga Spanja, Italia e Suedia, për të qenë pjesë e Akademisë që starton në Shtator. Si për ironi të fatit, shumica e aplikantëve për në stol, janë të huaj. ... Lexo më shumë

Dhjetëra aplikime në Dyrrah City Football Academy! Administratori: Do ketë bursa

You may be interested in