Seleksionimeve të panumërta u erdhi fundi. Në ambientet e “Olimpik Park në Durrës” u lancua nisja e akademisë së futbollit të “Dyrrah City”, një projekt ambicioz i Manchester City dhe qeverisë shqiptare që afron ligën më të fortë të planetit dhe një emër plot respekt.
Trajnerë të Sitizens u impenjuan prej javësh në perzgjedhjen e më të mirëve ndërsa në ceremoni ishte prezente dhe drejtoresha e përgjithshme e “City Football Group”, Jorgina Busquets.
Jorgina Busquets, drejtoresha e përgjithshme e “City Football Group”: Është një kënaqësi shumë e madhe që të jem këtu në këtë ditë të veçantë, ku ne po përurojmë shkollën e futbollit të Manchester City në Durrës. Ekipi ynë ka punuar këtu për shumë se një vit, e gjitha kjo nuk do të nuk do të ishte e mundur pa zyrën e kryeministrit pa Ministrinë e Sporteve, bashkinë dhe çdo pjesëmarrës tjetër në projekt.
Administratori i Dyrrah City, njoftoi bursa të tjera dhe një seleksionim të ri për ata fëmijë që e humbën mundësinë e fundit këtë muaj. ... Lexo më shumë