Vijon projekti ambicioz i qeverisë shqiptare dhe skuadrës prestigjoze të Manchester Cityt, me ngritjen e akademisë së Futbollit Dyrrah City. Administratori i Dyrrah Sitit në një takim të zhvilluar bëri me dije se do të shpërndahen edhe 180 bursa për fëmijët dhe se do të vijonë seleksionimet për 600 fëmijë.
Në ambientet e Olimpik Park në Durrës u lancua nisja e akademisë së futbollit të Dyrrah City, një projekt ambicioz i Manchester City dhe qeverisë shqiptare që afron ligën më të fortë të planetit dhe një emër plot respekt. Trajnerë te Citizens të impenjuar prej javësh në përzgjedhjen e më të mirëve ndërsa në ceremoni ishte prezente drejtoresha e përgjithshme në City Football Group, Jorgina Busquets. ... Lexo më shumë