Me prezencën e personaliteteve të njohur në fushën e futbollit, trajnerë të moshave dhe me prezencën e më shumë se 400 fëmijëve, Durrësi është kthyer këtë javë në një kamping të vogël për moshat. Një projekt ambicioz i Ministrisë së Arsimit e Sportit, po ravijëzon edhe më shumë nismën e qeverisë dhe klubit mitik Manchester City ndërsa pranimet e reja do të shoqërohen me bursa.
Fillimi i aplikimeve në Dyrrah City Football Academy ka zgjeruar hartën e atyre që duan të jenë pjesë e agjencisë së inspiruar nga Citizens në Britaninë e Madhe. Me një mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar, të apasionuar për futbollin, procesi i seleksionimit për regjistrimin e futbollistëve të rinj po ecën me ritme optimale. ... Lexo më shumë