Press: Kupat ikonike të ekiptit anglez Manchester City zbarkojnë në Tiranë!

2024 | Scan TV 

Skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për tifozët shqiptarë. “Citizens” që po shtojnë radhët me tifozë edhe në vendin e “Shqiponjave” nga dita në ditë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me Durrës City FC.

Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare dhe ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group dhe kompleksi i ri, do të jetë i gjashti nën ombrellën e ekipit anglez. Administratori i Dyrrah City Football Club, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët, me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart yjet e trajnerit Guardiola. ... Lexo më shumë

Trofeu i Champions League në Shqipëri, zbulohet klubi që do e sjellë në Tiranë

You may be interested in