Press: Trofeu i Champions League në Shqipëri, zbulohet klubi që do e sjellë në Tiranë

2024 | CNA 

Manchester City është një nga skuadrat më të suksesshme në vitet e fundit, ku numëron shumë trofe të fituar. Tifozët shqiptarë, do të kenë mundësinë për të parë këto trofe nga afër. Parada fantastike me “Treble Tour” do të jetë më e prekshme për tifozët shqiptarë, pasi do të qëndrojë në Tiranë për dy ditë.

Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen të mërkurën e 17 prillit në Qendrën për Hapje dhe Dialog të Kryeministria.

Më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania”, të nesërmen e 18 prillit. Vlen të përmendet, se klubi i Manchester City, ka edhe akademinë në Shqipëri, Dyrrah City, ku shpreson të mbledhë ajkën e talenteve shqiptarë. ... Lexo më shumë

Ekspozita me trofetë e M.Cityt, fëmijë e të rritur në kryeministri! Tifozët: S’e prisnim kurrë t'i shikonim në Shqipëri

You may be interested in