Akademia e futbollit Dyrrah City ka nisur sezonin e parë futbollistik, ku janë regjistruar fëmijë e të rinj të grupmoshave të ndryshme. Në ceremoninë e veçantë që i parapriu seancave, këtë radhë në shkallët e impiantit sportiv “Olympic Park, ishin prezentë me dhjetëra fëmijë e prindër që panë nga afër projektin dhe komunikuan me disa prej trajnerëve të specializuar poër grupmoshjat e reja, dhe me një bagazh të akumuluar nga një klub elitar si Manchester City.
Kjo akademi e re ka çelur zyrtarisht sezonin futbollistik, ku stërvitjet po kryhen nga trajnerët e klubit të Citizens. Shkolla e Futbollit të Manchester City është investim që i shtohet qytetit të Durrësit, duke krijuar bazën për talentet futbollistike të Shqipërisë dhe rajonit.
Në ndalesën e fundit morën pjesë 50 fëmijë që të drejtuar nga “head coach” Klevis Dalipi, por edhe emra të tjerë të futbollit shqiptar si Albano Doraci, Egland Haxho, Emirjeta Ndoci, Alaudin Kurushi, apo ish portieri i kombëtares shqiptare Isli Hidi. Me suportin e pakushtëzuar të Durrës Yacht Marina, kjo akademi shpërndau 17 bursa për fëmijët e pranishëm.
Prezenca e Jorgina Busquets, drejtoresha menaxhuese e Edukimit përmes futbollit nën ombrellën e “City”, por gjithashtu fjalët inkurajuese të kryetares së bashkisë së Durrësit, tregojnë impenjimin serioz për këtë project në qytetin bregdetar, që po çon në një stad tjetër, nismën e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit e Sportit.
Kjo nismë e “Dyrrah City Football Academy” ndikon edhe në promovimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar, si një destinacion turistik, kulturor, sportiv dhe platformë zhvillimi ekonomik për qytetin.