THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN“ASISTENT TRAJNER NË DYRRAH CITY FOOTBALL ACADEMY”

May 20, 2024

Kush jemi ne:

Dyrrah City Football Academy është nje organizatë jo fitimpruese (NGO) e dedikuar zhvillimit dhe promovimit të futbollit tek të rinjtë. Objektivi ynë kryesor është themelimi dhe menaxhimi i një Shkolle Futbolli dhe Akademisë Elitare në qytetin e Durresit. Vizioni ynë nuk është vetëm të promovojmë talentet e reja, por të frymëzojme vlera përmes lojës së bukur.

Misioni:

  • Të nxisim talentet: Tek Dyrrah City Football Academy, jemi të përkushtuar në zbulimin dhe edukimin e talenteve duke u dhënë trajnimin e duhur për të shkëlqyer në këtë sport.
  • Përçojmë vlera përtej fushës: Ne besojmë se futbolli shkon përtej fushës. Misioni ynë përfshin përcimin e vlerave të tilla si, puna e skuadrës, disiplina, përkushtimi, dhe respektit, në gjeneratat e reja, për ti përgatitur për sukses jashtë dhe brenda fushës.
  • Përparimin e Futbollit Shqiptar: Dyrrah City Football Academy ka një qasje të re në zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Me një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qeverinë Shqiptare, për të ndërtuar një infrastrukturë bashkëkohore dhe përgatitjen e eventeve të rëndesishme sportive për të ngritur nivelin e fubolistëve shqiptar në nivelin ndërkombëtar dhe përforcuar pozitën e Federatës Shqiptare të Futbollit në UEFA.

Vizioni:

  • Ne duam të krijojmë një model ekselence e cila do të drejtojë të ardhmen e futbollit Shqiptar, duke i dhënë mundësinë fëmijëve të talentuar dhe fubollistëve të rinj, të rriten në një ambjent të shëndetshëm dhe i cili u jep mundësinë të bëhen lojtarë profesionistë të cilët mund të garojnë në nivele ndërkombëtare.
  • Qëllimi ynë është të prodhojmë jo vetem sportistë të jashtëzakonshem, por dhe qytetar të përgjegjshëm të cilët do të konribuojnë pozitivisht në komunitet.

Pse duhet ti bashkohesh Dyrrah City Football Academy DCFA:

  • Pasioni dhe dashuria për futbollin është shtysa jonë.
  • Përkushtimi ynë për zhvillimin e të rinjve është maksimal, duke bërë të mundur që çdo lojtar të arrijë potencialin e tij të plotë.
  • Ne përçojmë vlera dhe standarde maksimale profesionale dhe etike në të gjitha aktivitetet tona.

Tek Dyrrah City Football Academy, ne nuk mësojmë vetëm futboll, ne ushqejmë ëndrra dhe formojmë të ardhme.

Përshkrimi i punës:

Asistent-trajneri në Dyrrah City Football Academy luan një rol kyç në mbështetjen e trajnerit kryesor në përgatitjen,organizimin dhe ofrimin e trajnimit. Ky rol përfshin, por nuk kufizohet vetëm në:

  • Të punojë me trajnerët në menaxhimin e grupeve, duke ruajtur dhe garantuar mirëqënien e lojtarëve në Dyrrah City Football Academy në Shqipëri.
    • Të ofrojë mbështetje të drejtëpërdrejtë si për lojtarët ashtu dhe për prindërit, para, gjatë dhe pas seancave stërvitore.
    • Ju përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe paqartësive rreth programit duke siguruar një përvojë dhe eksperiencë cilësore në komunikimin me prindërit & lojtarët.
    • Të mbështesë krye-trajnerin në përmbushjen e KPI-ve të caktuara.
    • Të menaxhojë dhe mirëmbajë të gjitha paisjet e stërvitjes.
    • Të menaxhojë nivelet e sasisë së materialave stërvitore dhe shpërndarjen e tyre sipas programit.
    • Të ketë njohuri të thella në taktika dhe strategji futbolli (formacioneve, lojës)
    • Të kryejë çdo detyrë tjetër e cila është në përputhje me pozicionin e punës dhe që është e nevojshme për të ofruar një shërbim cilësor të programit të futbollit.

Kërkesat e profilit:

  • Preferohet të ketë mbaruar Universitetin e Sporteve (Edukim Fizik, Shkencat e Sportit)
  • Kualifikimi minimal i kërkuar është UEFA-C (Liçensa të një niveli më të lartë janë të preferueshme)
  • Të ketë të paktën 1(një) vit përvojë pune në një mjedis sportiv.
  • Të ketë përvojë pune me fëmijët me prejardhje dhe kultura të ndryshme.
  • Preferohet të ketë luajtur në një nivel të caktuar futbolli.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Të zotëroje në nivel profesional gjuhën angleze (niveli B1)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe aftësi vetë-organizuese.
  • Aftësi komunikuese dhe aftësi për të ndërvepruar në ekip (grup).

 Si të aplikoni:

  • Dergoni një letër interesi, si dhe jetëshkrimin tuaj në gjuhën angleze në adresën [email protected]  brënda datës 14.06.2024 ora 16:00
  • Nëse keni paqartësi apo pyetje në lidhje me pozicionin e punës mund ti drejtoni ato në adresen e e-mailit [email protected]
  • Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Dyrrah City Football Academy.
  • Në bazë të legjslacionit në fuqi, Dyrrah City Football Academy do të kontrollojë informacionin e dhënë nga ju për të vërtetuar përmbushjen e kritereve për përzgjedhjen në këtë pozicion pune.
  • Informacioni marrë nëpërmjet aplikimit mbrohen në bazë të legjislacionit në fuqi dhe Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave përsonale”.

Dyrrah City Football Academy është një punëdhënes i cili ofron mundësi të barabarta. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një ambjent gjithëpërfshirës pune ku të gjithë punonjësit pavarësisht prejardhjes, rraces, gjinise, besimit, orjentimit seksual etj., janë të respektuar dhe të vleresuar dhe për këtë arsye të inkurajuar për të aplikuar në çdo pozicion pranë Dyrrah City Football Academy.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN “TRAJNER NË DYRRAH CITY FOOTBALL ACADEMY”
Dyrrah City Football Academy do të organizojë një aktivitet të veçantë tek "Shtëpia e Futbollit".

News / Lajme