DCFA krenohet me një staf sportiv shumë të kualifikuar, përfshirë tre trajnerë ndërkombëtarë nga Shkolla e Futbollit të Manchester Cityt. Me përvojë dhe metodologji moderne të stërvitjes, ata ndihmojnë në zhvillimin e lojtarëve tanë në standardet më të larta të futbollit evropian!
Trajner (DCFA)
Albano Doraci është trajner futbolli me Licencë UEFA A dhe një karrierë prej mbi 14 vitesh pranë KF Teuta Durrës. Ka trajnuar grupmoshat U9–U19 për djem dhe vajza, si dhe ka drejtuar për 7 vite ekipin e parë të femrave të Teutës. Ka qenë gjithashtu zv. trajner i skuadrës së parë. Prej vitit 2018 është angazhuar pranë FSHF si zv. trajner në ekipet kombëtare të vajzave U15, U17 dhe U19.
Trajner (DCFA)
Andi Xhihani është trajner futbolli pranë Dyrrah City Football Academy. Karrierën e ka nisur te KF Teuta Durrës me grupmoshat U13 dhe U14, ku ka trajnuar si në nivel amator ashtu edhe profesionist. Mban licencat UEFA B dhe UEFA A, dhe është pedagog i jashtëm në FSHF për kurset e trajnerëve
Kryetrajner (Manchester City Football School)
Ben ka mbi 10 vite përvojë si trajner në Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëri. Prej 9 vitesh është pjesë e Manchester City, ku ka punuar në role dhe projekte të ndryshme. Mban Licencën UEFA B dhe është i përkushtuar ndaj zhvillimit të lojtarëve të rinj përmes një ambienti argëtues, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Trajner (DCFA)
Eglant Haxho, ish-portier me 17 vite në futbollin profesionist, sjell eksperiencën dhe pasionin e tij në rolin e trajnerit të të rinjve. Me licencat UEFA B për trajner dhe portier, ai fokusohet në zhvillimin teknik, taktik dhe personal të lojtarëve. Si kampion me trofe të shumtë, ai frymëzon brezin e ri përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit.
Specialist Përgatitje Fizike (DCFA)
Elton Kodra është trajner i kualifikuar i edukimit fizik, me përvojë të gjerë si trajner ekipesh dhe pedagog. Ka bashkëpunuar me institucione si Federata Shqiptare e Futbollit, KF Erzeni dhe KS Dinamo. I përkushtuar ndaj zhvillimit të sportistëve, Eltoni është gjithashtu trajner i certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.
Si atlet profesionist, ka fituar tituj kombëtarë e ndërkombëtarë në disiplina si 100m, 110m me pengesa, 4x100m dhe 400m stafetë, duke përfaqësuar me sukses ekipet e KS Tiranës dhe KS Dinamos.
Trajnere (DCFA)
Emirjeta Ndoci është trajnere futbolli me Licencë UEFA A dhe përvojë të gjerë në trajnimin e fëmijëve dhe ekipeve kombëtare të vajzave. Ajo ka trajnuar grupmoshat U7, U9, U11 djem dhe U13 vajza në akademinë "Tirana United", si dhe ka qenë asistente e trajnerit në ekipin e parë të femrave të KF Tirana. Prej vitit 2023 është angazhuar në Federatën Shqiptare të Futbollit si asistente trajneri për Kombëtaret U15 dhe U19 të vajzave, ndërsa aktualisht drejton Kombëtaren U15 të vajzave.
Trajner (DCFA)
Isli Hidi është ish-portier profesionist shqiptar me një karrierë të gjatë në Shqipëri, Ukrainë dhe Qipro. Me KF Tirana fitoi 6 tituj kampion, 3 Kupa të Shqipërisë dhe 6 Superkupa. Ka luajtur edhe për ekipe si Dinamo Tirana, Teuta, Bylis dhe Vora. Jashtë vendit ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Qipros. Numëron 17 ndeshje me Kombëtaren. Që nga viti 2023 është trajner i portierëve te KF Vora.
Asistent Kryetrajner (Manchester City Football School)
Jack ka mbi një dekadë përvojë në trajnim futbolli, si në ekipet e para ashtu edhe në akademitë e moshave, në futbollin e meshkujve dhe të femrave. Ka punuar në Angli, Gjermani, Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht në Shqipëri, ku fokusohet në zhvillimin e trajnerëve të rinj. Një nga arritjet e tij më të mëdha është kontributi në zhvillimin e lojtarëve të rinj që kanë firmosur kontrata profesionale në nivele të ndryshme të futbollit anglez.
Kryetrajner (DCFA)
Klevisi është trajner me mbi 11 vite përvojë në menaxhimin e ekipeve dhe akademive të futbollit. Ka drejtuar ekipe të njohura si Partizani, Luftëtari, Korabi, Tomori dhe Apolonia, duke kontribuar në përmirësimin e performancës dhe zhvillimin e lojtarëve. Me Licencë UEFA PRO, ai është përkushtuar për zhvillimin e talenteve të rinj dhe krijimin e një kulture ekipi të bazuar në disiplinë dhe pasion për futbollin. Aktualisht është kryetrajner në Akademinë e Futbollit Dyrrah City, ku udhëheq trajnimet për lojtarët që synojnë nivele të larta të futbollit profesionist.
Koordinatore Akademie (DCFA)
Megi Gjuzi
Trajnere (DCFA)
Mirela është një ish-futbolliste me mbi 10 vite përvojë në ekipin e femrave Teuta (2014–2024). Në vitin 2023 ka përfunduar licencën UEFA B dhe ka nisur karrierën si trajnere me grupmoshën U7, ku punon me përkushtim për zhvillimin teknik dhe shpirtëror të fëmijëve. Ajo beson se themeli i suksesit ndërtohet që në fëmijëri.
Trajner Futbolli (Manchester City Football School)
Tom ka mbi 10 vite përvojë në futboll, duke mbuluar role në trajnim, zhvillim të futbollit dhe edukim të trajnerëve. Ka punuar në Angli, Australi, Indi, Bahrein, SHBA dhe aktualisht në Shqipëri, me lojtarë nga mosha 2 deri në 18 vjeç në mjedise grassroots dhe akademie. Një nga arritjet e tij më të veçanta është publikimi i dy librave interaktivë për fëmijë, të cilët ndihmojnë në zhvillimin gjithëpërfshirës të fëmijëve përmes lojërave argëtuese.