Fondacioni “Dyrrah City Football Academy” i themeluar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka për qëllim kryesorë zhvillimin dhe promovimin e futbollit për të rinjtë. Objektivi jonë është themelimi dhe menaxhimi Akademisë së Futbollit në qytetin e Durrësit. Dyrrah City Football Academy do të ndërtojë qendrën më të madhe dhe më moderne stërvitore në vend dhe më gjerë. Vizioni ynë është jo vetëm të promovojmë talente të reja, por edhe të frymëzojmë vlera përmes lojës së bukur të futbollit.
Projekti ynë futbollistik synon të krijojë një model për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Duke pasur një qasje të re ndaj trajnimit dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare, kemi një vizion të qartë për ndërtimin e infrastrukturës së futbollit dhe organizimin e ngjarjeve sportive të rëndësishme për të përmirësuar nivelin e futbollit shqiptar në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Kjo qendër ekselence do të shërbejë për të përmirësuar nivelin e zhvillimit të futbollistëve shqiptarë duke rritur cilësinë dhe vlerën e këtyre futbollistëve.
Për të përmbushur këtë qëllim nevojiten dy shtylla kryesore: një program i sprovuar dhe efektiv për rritjen e talentave, dhe një infrastrukturë moderne e standardeve ndërkombëtare. Fondacioni ka siguruar tashmë një kontatë me Manchester City dhe City Football për zhillimin e programit të tyre të Shkollës së Futbollit dhe për konsulencën në lidhje me ndërtimin e një infrastrukture dhe strukture akademie të standardeve të larta ndërkombëtare.
Fondacioni ka shpallur procedurën e konkurimit për projektin "Ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës” ku do të zhvillohet programi i Akademisë së Futbollit të Manchester City-t. Për këtë, fondacioni ka njoftuar të gjithë klubet e kategorisë Abissnet Superiore për të dërguar propozimet e tyre për realizimin e projektit në bazë të udhëzimeve të detajuara në një Ftesë për Propozime.
Projekti përfshin financimin e të gjitha punimeve dhe shërbimeve të lidhura për realizimin e “Ndërtimit të kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës”. Këto përfshijnë projektimin, ndërtimin, mbikqyrja e punimeve, kolaudimin, certifikatën e përdorimit, regjistrimin, pagesën e taksave dhe tarifave, infrastrukturën mbështetëse, marrjen e të gjitha lejeve dhe miratimeve të tjera dhe mirëmbajtjen e kompleksit të futbollit deri në përfundim të kontratës me Fondacionin.
Në shkëmbim të financimit dhe realizimit të Projektit, Kandidati i suksesshëm përfiton të ardhura nga përdorimi të drejtave mbi lojtarët e Akademisë së Fondacionit, për afatin e shkruar në propozimin e tij dhe masën e përcaktuar në kushtet e kontratës. Gjithashtu ai përfiton edhe të drejta e përdorimit të infrastrukturës së Akademisë sipas marrëveshjes së posaçme që do të lidhet me Fondacionin. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të transformuar modelin e zhvillimit të klubit fitues.
Ftesë për Propozim:
Njoftimi i Ftesës për Propozim: