Aplikimet janë hapur! Dyrrah City Football Academy – Apliko tani për t’u bërë pjesë e Shkollës së Futbollit të Manchester City-t.

May 2, 2024

Fillimi i aplikimeve në Dyrrah City Football Academy (DCFA) është një mundësi e jashtëzakonshme për fëmijët dhe të rinjtë e talentuar, të apasionuar për futbollin. Procesi i seleksionimit për regjistrimin e futbollistëve të rinj do të zhvillohet gjatë muajit qershor. Akademia do të çelë dyert zyrtarisht në muajin shtator, kohë kur fillon dhe sezoni futbollistik 2024-2025.

Aplikoni tani përmes formularit online dhe ne do t’ju njoftojmë më pas në lidhje me të gjitha detajet për sa i përket aktiviteteve stërvitore, çmimeve, transportit etj. DCFA do të ofrojë bursa për lojtarët më të talentuar ose me mundësi të kufizuara ekonomike.

Seleksionimi i futbollistëve të talentuar që do të përfitojnë bursa do të kryehet nën mbikqyrjen e trajnerëve të Manchester City-t. Kushdo që regjistrohet në DCFA do të bëhet pjesë e programit të Shkollës së Futbollit të Manchester City. Në këtë program, të gjithë pjesëmarrësit do të veshin uniformat e Shkollës së Futbollit. dhe do të trajnohen nga stafi i trajnerëve të Manchester City-t me metodologjinë e suksesshme të klubit.

Stërvitja nga trajnerët e Machester City do të zhvillohet dy herë në javë, ndërsa pjesa tjetër e programit stërvitor do të zhvillohet nga stafi vendas i përzgjedhur dhe trajnuar me standardet e City Football.

Regjistrimet janë të hapura për fëmijët e moshës nga 7 deri në 18 vjeç. Akademia është e bazuar në Durrës dhe është pjesë e shoqatës rajonale të Durrësit.

Stërvitja përgjatë vitit të parë do të zhvillohet në një fushë të përkohshme, ndërsa pritet që shumë shpejt me mbylljen e fazës së parë të punimeve, stërvitja të zhvendoset në kompleksin që do të ndërtohet në Durrës.

Fëmijët do të jenë nën vëzhgimin e trajnereve të Manchester City gjatë gjithë vitit, duke i ofruar një mundësi të vazhdueshme për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre futbollistike.

Mezi presim të shohim talentin tuaj në fushën e futbollit.

Ju mirëpresim!Dyrrah City Football Academy

Njoftim Zyrtar: “Futboll Club Dinamo City”: Fituesi i konkursit për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit në Durrës
THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN  “TRAJNER NË DYRRAH CITY FOOTBALL ACADEMY”

News / Lajme