Press: A2News – “Dyrrah City” avancon me talentet! “Zbor” në Angli dhe në Emirate

2024 | a2news.com 

Dyrrah City Football Academy do të hapë një tjetër rrugë drejt promovimit të talenteve, me turnetë e këtij viti në Britaninë e Madhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Akademia që mban flamurin kuqezi do të jetë prezente në muajin Shkurt në Abu Dhabi Cup, një turne futbolli që organizohet nga Manchester City dhe që ka pjesëmarrjen e 128 ekipeve nga 13 shtete të ndryshme të botës. Mes tyre dhe Dyrrah City.

Do të testohen në total 1722 lojtarë në akademinë e Manchester City dhe ku talente nga Shqipëria do të kenë një vëmendje të veçantë. Në ”zborin” 3 ditor në Abu Dhabi, lojtarët tanë do të masin forcat me ekipe të forta të globit, në kompleksin “Zayed Sports City”. Lexo më shumë ...

BalkanWeb - Dyrrah City përparon me promovimin e talenteve, “zbor”në Angli dhe në Emirate

You may be interested in