Ftesë për pjesëmarje në tender

July 10, 2026

Ftesë për pjesëmarje në tender– Shërbime Shëndetësore për Sezonin Sportiv 2026–2027

Fondacioni “Dyrrah City Football Academy” fton subjektet e licencuara në fushën e shërbimeve shëndetësore të paraqesin ofertat e tyre për ofrimin e shërbimeve të kontrollit mjekësor (check-up), mjekut të punës dhe mjekut sportiv për sezonin sportiv 2026–2027.

Procedura përfshin kontrollin e plotë mjekësor të sportistëve të Akademisë, si dhe ofrimin e shërbimeve të mjekut të punës dhe mjekut sportiv gjatë periudhës shtator 2026 – qershor 2027. 

Subjektet e interesuara ftohen të konsultojnë dokumentacionin e plotë të procedurës, përfshirë Ftesën për Ofertë dhe Procesverbalin mbi Argumentimin e Specifikimeve Teknike dhe Kritereve Kualifikuese. 

Afati i dorëzimit të ofertave: 21 korrik 2026, ora 12:00.

Dorëzimi i ofertave: [email protected]

Në link-et mëposhtë do të gjeni dokumentat përkatës:

Microsoft Word FPO Kujdesi Shendetsor

Microsoft Word 4 PV-argumentimit të kritereve Kujdesi Shendetsor

News / Lajme